Site icon Telegrafi

Wenger: Luajtëm mirë deri te kartoni i kuq

Arsene Wenger ka thënë pas ndeshjes që skuadra e tij bëri lojë të mirë deri te kartoni i kuq i Laurent Koscielnyt.

Arsenali pësoi 5-1 në shtëpi dhe të gjitha golat i pranoi në pjesën e dytë.

“Ishte e vështirë për ne. Ne luajtëm shumë mirë me tempo të lartë dhe i bëmë presion të madh Bayernit”.

“Ne prodhuam lojën që deshëm. Është e vështirë ta kuptojmë se çfarë ndodhi. Ekipi im tentoi shumë sonte dhe luajti mirë. Kur ju jeni me një lojtar më pak dhe duhet të shënoni katër gola, në kokat e lojtarëve bëhet e pamundur”, ka shtuar Wenger.

Exit mobile version