Telegrafi

Wenger: Liga Premier do të jetë shumë garuese, por e fitojmë ne!

Arsene Wenger është i përgatitur për një tjetër garë shumë konkurruese për titullin e Ligës Premier, edhe pse ai ka kërkuar lojtarëve të tij të Arsenalit për të siguruar që ata të dalin në krye këtë sezon.

Kërkesa e trajnerit të Arsenalit për në përfunduar në krye të tabelës për herë të parë që nga viti 2004 nuk do të jetë e lehtë, pasi në garë ka trajner, si Pep Guardiola, Jose Mourinho, Antonio Conte, Jurgen Klopp, Mauricio Pochettino dhe Claudio Ranieri, që konkurrojnë për fitore në atë që Wenger e cilëson se do të jetë një të garë e gjerë dhe e hapur për titullin e Ligës Premier.

“Ka shumë klube me ambicie të mëdha. Në këtë moment ka shumë menaxherë të mëdhenj dhe shumë klube të mëdha”, ka thënë francezi pas fitores 8-0 në miqësore ndaj Viking.

Lexo po ashtu Wenger dëshiron Ljungbergin si zëvendësues të Henryt

“Kjo ngre ambicien dhe shpresën kudo, por vetëm një do të fitojë atë. Ne vetëm duhet të sigurohemi që jemi ne. Konkursi do të jetë shumë i ashpër, sidomos me Leicesterin që fituan atë në vitit e kaluar”.

“Askush nuk pritke që disa klube të vogla mund të shpresojnë të jenë në luftë për më shumë. Ata mund të thonë se klubet më të mëdha do të lëshojnë pikë kundër njëri-tjetrit, kështu që do të jetë më i hapur se kurrë, por edhe më interesante”, përfundoi Wenger. /Telegrafi.