Telegrafi

Wenger lëvdon futbollistin shqiptar

Arsene Wenger ka thënë fjalë të mira për mbrojtësin shqiptar të Arsenalit, Shkodran Mustafi.

Futbollisti që e përfaqëson Gjermaninë po vazhdon me paraqitjet mbresëlënëse me Topçinjtë dhe ashtu veproi edhe në takimin kundër Ludogorets Razgrad që skuadra e tij e fitoi me rezultat 6-0.

Lexo po ashtu Arsenal 6-0 Ludogorets: Notë maksimale për Ozilin, mirë edhe Mustafi (Foto)

“Koscielny dhe Mustafi kanë qenë shumë interesantë dhe të efektshëm. Ata e kuptojnë shumë mirë njëri-tjetrin”, ka thënë strategu francez.

Më tej, ai ka theksuar se ekipi i tij duhet të qëndrojë me këmbët në tokë, përkundër kësaj fitoreje të thellë.

“E vetmja mënyrë për të fituar diçka është që të fokusohesh në ndeshjen e radhës dhe të punosh me përulësi”, ka shtuar Wenger. /Telegrafi/