Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se lajmi zyrtar se Pellegrini do të zëvëndësohet në fund të sezonit nga Pep Guardiola, e ka dëmtuar vet Cityn.
Guardiola u konfirmua si menaxher i Cityt pak muaj më parë dhe që nga ajo kohë, City ka rrënë nga pozita tabelare në kampionat dhe ka pësuar një eliminim në Ligën e Kampionëve nga Reali.
“Ata investuan shumë para për vite e vite. Duket se gjëja për Guardiolan, ka qenë krejt e planifikuar”.
“Në momentin që ata e morën drejtorin Txiki Begiristain, e kam ditur se Guardiola do të vij”.
“Për Pellegrinin ishte e vështirë sepse ke më pak fuqi kur lojtarët e dinë se do të largohesh”, potencoi Wenger. /Telegrafi/