Site icon Telegrafi

Wenger kthehet në agjendën e Milanit si zëvendësues i Gattusos

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger është kthyer në agjendën e shefave të AC Milanit si trajner mundshëm.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Wenger është emri kryesor për tu ulur në stolin e Milanit, pasi kjo punë pritet të bëhet e disponueshme.

Trajneri francez i ka lanë Topçinjtë verën e kaluar pas 22 vitesh përgjegjës i skuadrës dhe nga vera është i papunë.

Sipas mediumit Gazzetta dello Sport, Gennaro Gattuso i ka dy ndeshje për të shpëtuar punën e tij.

Wenger dhe Gattuso duke përshëndetur njëri-tjetrin (Getty Images)

Milani është i pesti në tabelën e Serie A dhe është i etur për të luajtur ndeshje të Ligës së Kampionëve në sezonin e ardhshëm.

Ata humbën ndaj Fiorentinës dje (e shtunë) dhe Gattuso tani duhet të mundë Frosinonen dhe SPAL-in në fund të dhjetorit për të shpëtuar punën e tij.

Wenger është favoriti për të zëvendësuar italianin, me ish-shefin ekzekutiv të Arsenalit, Ivan Gazidis, tani në krye të Milanit.

Kështu, fundi i vitit 2018 pritet të dhurojë një pasqyrë të qartë për qëndrimin apo largimin e Gattusos nga stoli i Rossonerëve. /Telegrafi/

Exit mobile version