Telegrafi

Wenger kritikon Real Madridin

Francezi ka ngritur këto pyetje duke u bazuar në formën e fundit të Realit në Ligën e Kampionëve, pasi klubi nuk ka kaluar në çerekfinale gjatë gjashtë viteve të kaluara dhe dyshon nëse klubi vërtet dëshiron të fitojë trofe.

“Është sukses për Realin kur ata blejnë lojtar me emër, në këtë mënyrë ata ulin shqetësimin e fansave. Mua më duket çuditshëm kur fansat kërkojnë nënshkrime të reja më shumë se sa trofe”, ka thënë Wenger.

“Por edhe ne jemi në presion ta bëjmë atë, për shkak të afateve kalimtare. Por ky është sport ekipor dhe gjërat kurrë nuk mund të parashikohen. Real Madridi, për shembull është eliminuar në 16-shen e fundit (1/8 e finales) të Ligës së Kampionëve për gjashtë vite. Është shumë delikate”, ka shtuar francezi./Telegrafi/