Tifozët e Manchester United nuk lejuan që takimi me Liverpoolin në kuadër të javës së 34-të të zhvillohet.
Ata kishin filluar me protesta nga hoteli ku qëndronin lojtarët e Djajve të Kuq, e deri në Old Trafford.
Ia dolën madje disi të futeshin edhe brenda në fushë, duke ndezur fishekzjarrë e duke hipur mbi porta.
Në lidhje me këtë rast, është deklaruar edhe Arsene Wenger që ka mbështetur protestat.
Francezi në rolin e analistit në beINSport ka bërë të ditur se ajo çfarë kanë bërë tifozët e Djajve të Kuq është revulocion në futboll.
Ish-trajneri i Arsenalit ka qenë kundër krijimit të një Superlige Evropiane, madje ai krijimin e një ligë të mbyllur me klubet e mëdha e kishte parashikuar në vitin 2009 sa ishte trajner aktiv në klubin londinez.
Protestat e mëdha të tifozëve të Manchester United, bënë që ndeshja derbi me Liverpoolin e paraparë që të zhvillohej sot nga ora 17:30 në kuadër të Ligës Premier të anulohet për shkaqe të sigurisë. /Telegrafi/
Arsene Knows https://t.co/qaAB9GRz3j
— Muhammad Butt (@muhammadbutt) May 2, 2021