Telegrafi

Wenger kërkon nga lojtarët të qëndrojnë të fokusuar

Arsenali sot ka shënuar fitore të thellë prej 4-0 kundër Watfordit, duke bërë një paraqitje të shkëlqyer, por francezi Arsene Wenger ka kërkuar që ekipi të vazhdoj të jetë i fokusuar.

Topçinjtë janë ende në garë për titull të Premier Ligës, përkundër që është tetë pikë prapa Leicesterit që ka një ndeshje më pak të zhvilluar, transmeton Koha.net.

“Luajtëm mirë. Kam thënë se do ta marrim ndeshje pas ndeshje dhe vetëm duhet të fokusohemi në performancat tona. Kjo ishte ajo që bëmë sot. Kjo është e tëra që mund të bëjmë, në fakt”, është shprehur Wenger për Sky Sports.