Telegrafi

Wenger kërkon dy sulmues

Mirror shkruan se Wenger ka bërë interesim për cakun numër një, përfshirë sulmuesin e Bordeaux, Marouane Chamakh, por i është thënë se nuk ka shans që ai të largohet në muajin janar.

Por Wenger mbetet i bindur se do të mund të nënshkruajë me marokenin në formë të transferit të lirë gjatë verës së ardhshme, pasi kontrata e tij me Bordeaux të skadojë. Chamakh po ashtu dëshiron Arsenalin, para klubeve të tjera të interesuara për të, si Everton dhe Tottenham.

Por Wenger ende është duke menduar të nënshkruajë me edhe një sulmues në afatin kalimtar të janarit, në muingesë të dy sulmuesve kryesor, Robin van Persie dhe Nicklas Bendtner, dhe me Eduardo që është jashtë forme.

Opsioni i parë për këtë afat kalimtar do të jetë sulmuesi i Wolfsburg, Edin Dzeko, por klubi gjerman kërkon 20 milionë euro dhe Milani është një pengesë tjetër për të marrë shërbimet e boshnjakut. Sulmuesi i Toulouse, Andre-Pierre Gignac, po ashtu është opsion për Wenger./Telegrafi/