Arsenali ka mposhtur Southamptonin në një ndeshje më të rëndësishme për mysafirët se për Topçinjtë, por pikërisht kjo kënaqi Arsene Wengerin.
Pasi demoloi CSKA-në në mesjavë, Arsenali pati punë me Southamptonin në kërkim të pikëve për mbijetesë.
Ndeshja e vështirë u karakterizua me ndryshime në rezultat dhe luftë të madhe në fund të takimit, ku Arsenali arriti të triumfojë edhe pse pikët iu nevojiteshin më shumë mysafirëve.
Pikërisht kjo dëshirë për të fituar i pëlqeu francezit në krye të klubit nga Londra e Veriut.
“Unë besoj se kur luani çdo të tretën ditë është e vështirë të mbani shpejtësinë e lojës”.
7 – Pierre-Emerick Aubameyang has been directly involved in seven goals in the Premier League this season (six goals, one assist); the most of any Arsenal player in their first seven appearances in the competition. Gunner. pic.twitter.com/NxpgviwTVy
— OptaJoe (@OptaJoe) April 8, 2018
“Kur shikoni në lojën që zhvillohet sot, në dy raste ne patën situata ku ishim 1-0 në disavantazh dhe më pas u kthyem në 2-2 e gjetëm motivin për të fituar gjithë ndeshjen”.
“Më pas kishte tension, gjërat dolën nga kontrolli, ishte gjë befasuese”.
“Por, derisa ne kemi dëshirën dhe shpritin, sidomos kur këmbët i kemi jo aq të freskëta, atëherë besoj se kam arsye për t’u ndarë i kënaqur”, deklaroi francezi.
Vlen të përmendet paraqitja e Aubameyang, i cili deri tani ka pasur paraqitje të mira duke u përfshirë në shtatë gola në Ligën Premier me gjashtë gola dhe një asistim, më shumë se secili lojtar i Arsenalit në shtatë paraqitjet e para në këtë garë.
/Telegrafi/