Site icon Telegrafi

Wenger: Kemi marrë rezultatin më të keq të mundshëm

LONDON, ENGLAND - APRIL 26: Arsene Wenger, Manager of Arsenal looks on during the UEFA Europa League Semi Final leg one match between Arsenal FC and Atletico Madrid at Emirates Stadium on April 26, 2018 in London, United Kingdom. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Arsene Wenger e përshkroi rezultatin 1-1 kundër Atletico Madridit në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Evropës si “rezultatin më të keq të mundshëm”.

Alexandre Lacazette e kaloi në epërsi Arsenalin madrilenëve që luajtën me dhjetë lojtar në pjesën më të madhe të lojës pas largimit të Sime Vrsaljko në minutën e nëntë, por Antonie Griezmann u përkujdes të barazonte gjithçka dhjetë minuta para fundit.

“Unë mendoj se duke shikuar performancën dhe mënyrën se si luajtëm, ishte rezultati më i keq i mundshëm për ne.

“Pasi ishim duke udhëhequr 1-0, detyra jonë ishte e qartë, të mos e lejojmë kundërshtarit të luajë me pasime të gjatë pasi që vetëm në këtë formë kanë mundur të na ndëshkojnë”.

Arsene Wenger (Getty Images)

I pyetur se sa është i sigurt ishte se Arsenali do të vazhdojë të përparoj për në finalen e Lyonit, ai shtoi ” Ajo që ka rëndësi është të shkojmë atje me besim absolut për ta bërë këtë”.

Ndërkohë, trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone – i cili shihet si zëvendësues i Wengerit te Arsenali – përgëzoi lojtarët për barazimin e arritur me mjaft mund.

Ndryshe, takimi i dytë mes këtyre ekipeve do të zhvillohet të enjten (3 maj) në stadiumin Wanda Metropolitana. /Telegrafi/

Exit mobile version