Arsene Wenger është gati të marrë drejtimin e një skuadre, pasi e ka pranuar se ka disa oferta interesante para vetës.
69-vjeçari francez ka qëndruar në pushim, që pas largimit nga Arsenali, në verë të vitit 2018, ku kishte qëndruar 22 vite.
“Që kur u largova nga Arsenali, kam marrë disa oferta mjaft interesante dhe disa prej tyre po i vlerësoj. Do të më shihni së shpejti në një bankë, por se kur, nuk e di me saktësi”.
“Jam dëfryer shumë, duke qëndruar për një kohë jashtë. Ngurroja që të kthehesha menjëherë. Ende sot nuk mund të jetoj me idenë se nuk do të marr më kurrë drejtimin e një skuadre”.
“Ajo që dua është të ndaj me të tjetër atë që di dhe kam mësuar gjatë karrierës sime. Do të më pëlqente të ndieja edhe një herë intensitetin e garës”, ka thënë francezi për “Mirror”. /Telegrafi/