Arsene Wenger ka përjashtuar bashkimin me Real Madridin si menaxher i tyre i ri, teksa ka shtuar se në të kaluarën i ka refuzuar disa herë.
Më parë është raportuar se trajneri francez do t’i kthehet së shpejti fushave të blerta si trajner, pas pauzës nga vera kur u largua nga Arsenali.
Francezi u lidh edhe me stolin e Real Madridit, por teksa ka zbuluar se e ka refuzuar Realin “më shumë se një herë”, Wenger shtoi se nuk do ta menaxhoj as tani.
“Refuzova Real Madridin më shumë se një herë, por tani duhet të them që ka përfunduar për mua”, ka thënë fillimisht Wenger.
Wenger foli edhe për largimin nga Arsenali, ku shtoi se ai nuk refuzoi të qëndronte në veri të Londrës.
“Ne jetojmë gjithmonë në vlerat tona, ishim në mes të një procesi”.
“Ne rindërtuam stadiumin, na u desh ta paguajmë, sigurova se do të qëndroja dhe unë jam mjaft i kënaqur me vendimin tim”, përfundoi francezi. /Telegrafi/