Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka pyetur nëse Liverpooli do të fitojë titullin e Ligës Premier.
Manchester City sërish u rikthye në krye të tabelës pas fitores prej 1-0 kundër Burnleyt, e cila gjë ka bërë që të besuarit e Pep Guardiolës të bënin një hap drejt ruajtjes së titullit të kampionit.
“Jam i frikësuar se Liverpooli kur kanë mbetur edhe dy ndeshje deri në fund, nuk do ta fitojnë titullin, edhe pse do të luftojnë deri në fund”.
“Duket se fati është kundër Liverpoolit. Ata dominuan për një periudhë të gjatë në futbollin anglez dhe papritmas me 89-90 pikë, nuk mund të fitojnë më kampionatin. Dhe çdo herë ka gjëra të vogla kundër tyre”, tha francezi për BeIN Sport.
Citizens janë në pozitën e parë me një pikë më tepër se Liverpooli dhe kanë mbetur dy ndeshje deri në fund të kampionatit.
Ndryshe, City në dy ndeshjet e fundit do të takohet me Leicester City dhe Brighton si dhe Liverpooli do të ballafaqohet me Newcastle Unitedin dhe Burnleyn. /Telegrafi/