Telegrafi

Wenger ka një deklaratë interesante për Neymarin

Një nga menaxherët më të vjetërnë futboll, Arsene Wenger, thotë se kalimi i Neymar nuk është i befasishëm.

Transferimi që theu të gjitha rekordet botërore e sheh Neymarin te PSG nga Barcelona.

Wenger ka një sqarim të thjeshtë për këtë, pasi ai beson se kur një shtet ka një klub, atëherë gjithçka mund të ndodhë.

“Unë e mbështes futbollin dhe klubet që kanë burimet e tyre. Përpos kësaj, ne nuk jemi në një periudhë ku në disa vende tash më nuk mendojnë se si të kthejnë investimin. Ne jemi përtej kësaj. Numrat s’mund t’i racionalizoni më. Duket se inflacioni po merr shpejtësi të rritjes enorme. Ne kemi kaluar shifrën 100 milionë euroshe vitin e kaluar dhe vetëm një vit më vonë, po e kalojmë shirën e 200 milionë eurove”.

“Kur e mendoni se Trevor Francis ishte i pari lojtar që u shit për 1 milion funte dhe u duk e pa arsyeshme atë kohë, kjo tregon se sa shumë distancë kemi kaluar dhe sa larg kemi shkuar, se sa i madh është bërë futbolli. Është përtej kalkulimeve, përtej racionalitetit”.

“Kjo do të ketë implikime për shkak të konsekuencave që do të provokohen. Klubet, kur Barcelona do të dëshirojë të blejë një lojtar, do të thonë: “Shokët e mi, ju keni 250 milionë funte, kështu që 220 milionë fnte janë në xhepin tuaj. Ajo që kushton sot 15 milionë funte për ta do të kushtojë 100 milionë funte”.

“Për mua, marrëveshja e Neymarit është pasojë e pronësive të klubeve që kanë ndryshuar futbollin dhe ambientin përreth tij në 15 vitet e fundit”.

“Kur një shtet ka në pronësi një klub, krejt është e mundur. Bëhet e vështirë për të respektuar fari playn financiar sepse kur ke mënyra të ndryshme të arkëtimit të të hollave, atëherë mund të marrësh cilin do lojtar. Thjesht s’mund të justifikohen gjithë këto shpenzime dhe duken të pa zakonshme për këtë sport”, u shpreh Wenger. /Telegrafi/