Telegrafi

Wenger ka marrë një vendim që i ka habitur gjithë lojtarët e Arsenalit

Lojtarët e Arsenalit dhe stafi i trajnerëve raportohet se kanë mbetur të habitur nga vendimi i kryetrajnerit Arsene Wenger sa i përket orarit të ushtrimeve.

Pas barazimeve me West Hamin dhe Crystal Palacen, besohet se i gjithë stafi është pajtuar që të mbahen ushtrime të caktuara taktike për të adresuar problemet, megjithatë, siç raporton The Telegraph, Wenger ka vendosur t’u jap lojtarëve pushim në vend të diskutimit të problemeve.

Sipas raportimit, francezi u ka thënë lojtarëve të pushojnë të hënën në mëngjes, pavarësisht faktit se skuadra e tij barazoi 1-1 me Crystal Palacen të dielën në shtëpi, transmeton koha.net.

Po ashtu raportohet se lojtarët kishin pasur dy ditë pushim pas barazimit 3-3 me West Hamin më herët gjatë muajit.

Me katër pikët e humbura, Topçinjtë kanë rënë në pozitën e katërt në Premier Ligë.