Telegrafi

Wenger ka katër opsione për ta ardhmen

Arsene Wenger (Getty Images)

Arsene Wenger ka të hapura katër mundësi për të vazhduar karrierën menaxheriale ose si drejtues pas largimit nga Arsenali.

Trajneri francez ka konfirmuar largimin nga Arsenali në fund të sezonit, duke i dhënë fund një aventure të gjatë plot 22 vite.

Megjithatë, ofertat për Wengerit nuk mungojnë dhe francezi mund të vazhdojë karrierën në njërën nga pesë ligat më të forta evropiane ose në Kinë.

Lexo po ashtu Pesë destinacionet e mundshme të Wenger pas largimit nga Arsenali

Wenger ka katër mundësi për të vazhduar karrierën e tij kur të largohet nga Arsenali në fund të sezonit.

Arsene Wenger (Getty Images)

Sipas mediumit francez Telefoot, mundësia e fundit për të trajnuar përfshinë ekipin e madh gjerman, Borussia Dortmund.

Ky medium raporton se Wenger ka mundësinë për të zëvendësuar Peter Stoger si trajner i Dortmundit.

Lexo po ashtu PSG-ja i ofron postin e presidentit Arsene Wengerit

Një kalim te Paris Saint-Germain është gjithashtu një opsion, së bashku me mundësinë për t’u bërë trajner i kombëtares japoneze.

Mundësia e fundit për të trajnuar mund t’i ofrohet në Kinë, aty ku ka të hapur edhe mundësinë e zhvillimit të futbollit në këtë vend. /Telegrafi/