Arsene Wenger do ta drejtojë Arsenalin edhe dy vite të tjera dhe kjo tashmë është konfirmuar me kontratën e re, e cila është valide deri në vitin 2019.
Mediat raportojnë se ai do të përfitojë tetë milionë funte në sezon me kushtet e reja, një rritje e madhe në raport me kontratën e tij të parë kur përfitonte 500 mijë funte në sezon kur arriti për herë të parë në Highbury në vitin 1996.
Çdo kontratë e re është shënuar me rritje në pagën e francezit, ashtu që me kontratën e re (deri në vitin 2019), ai ka përfituar afro 100 milionë funte gjatë kohës së tij si menaxher i Arsenalit.
Më poshtë Telegrafi jua sjell kontratat e Arsene Wenger me Arsenalin:
1996 – Kontrata e parë:
Trevjeçare
500.000 funte në sezon
Trofetë e fituara: Liga Premier 1997/1998; FA Cup 1997/1998; Charity Shield 1998.
1998 – Vazhdimi i kontratës deri në vitin 2002
1.2 milion funte në sezon
Trofetë e fituara: Charity Shield 1999
2001 – Kontratë e re deri në vitin 2005
Katërvjeçare
2 milionë funte në sezon
Trofetë e fituara: Liga Premier 2001-02, 2003-04; FA Cup 2001-02, 2002-03; Community Shield 2002
2004 – Kontratë e re deri në vitin 2008
Katërvjeçare
2.5 milionë funte në sezon
Trofetë e fituara: FA Cup 2004-05; Community Shield 2004
2007 – Kontratë e re deri në vitin 2010
Trevjeçare
5 milionë funte në sezon
2010 – Vazhdim i kontratës deri më 2014
Trevjeçare
6 milionë funte në sezon
Trofetë e fituara: FA Cup 2013-14; Community Shield 2014
2014 – Vazhdim i kontratës deri më 2017
Trevjeçare
7.5 milionë funte në sezon
Trofetë e fituara: FA Cup 2014-15, 2016-17; Community Shield 2015
2017 – Kontratë e re deri në vitin 2019
Dyvjeçare
8 milionë funte në sezon
Trofetë e fituara: FA Cup (2017)
/Telegrafi/