Arsenali nuk ka arritur të shkojë më shumë se gjysmëfinalja në Ligën e Evropës.
Skuadra angleze u eliminua nga Atletico Madrid duke mos arritur finalen e madhe të Lyonit.
Trajneri Arsene Wenger ka folur pas ndeshjes ku ka deklaruar se është shumë i zhgënjyer me eliminimin.
“Edhe unë si pjesa tjetër e ekipit jam shumë i zhgënjyer. Jam i trishtuar nga kjo humbje”.
“Jam zhgënjyer shumë nga eliminimi në këtë fazë”, u shpreh Wenger.
Francezi shihej tejet i zhgënjyer duke lënë klubin në këtë gjendje.
“Unë jam shumë i trishtuar që po e lë klubin në këtë mënyrë”, përfundoi tekniku francez.
Wenger ka paralajmëruar largimin nga Arsenali në fund të këtij edicioni. /Telegrafi/