Site icon Telegrafi

Wenger: Ishim të pafat

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se skuadra e tij ishte shumë e pafat në humbjen 2-1 në shtëpi nga Swansea.

Topçinjtë kanë pësuar humbjen e tretë rresht për herë të parë në gjashtë vjetët e fundit dhe mbesin gjashtë pikë prapa liderit të ligës Leicester Cityt.

Wenger pas ndeshjes po ashtu ka deklaruar se në ndeshjen e ardhshme ndaj Tottenhamit do të mungojë portieri Petr Cech që ka pësuar një lëndim në muskuj, transmeton Koha.net.

“Besoj se ishim shumë të pafat në rastet tona dhe disa vendime sot. Ata kishin dy gjuajtje dhe të dyja ishin gol. Duhet të kthehemi shumë shpejtë”, ka deklaruar Wenger pas takimit.

Arsenali të shtunën luan si mysafir i Tottenhamit, ekipit të dytë në tabelë.

Exit mobile version