Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur pas fitores 3-1 ndaj Bournemouthit.
Tekniku francez ka lavdëruar kundërshtarët për lojën e treguar, por e pranon se lojtarët e tij treguan një paraqitje të nivelit të lartë.
“Kemi qenë më të mirë gjatë gjithë takimit, por Bournemouthi ka luajtur mirë. Ata filluan ndeshjen me intensitet të larë dhe u dashtë që ne të japim më të mirën tonë”.
“Jemi përmirësuar në pjesën e dytë, jemi treguar pak më të ashpër pas atyre dy barazimeve, jemi përgjigjur në mënyrën më të mirë”.
“Lëndimi i Debuchy? U lëndua në thembër, jemi gjithë me atë”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/