Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se barazimi 0 me 0 me Sunderlandin erdhi për shkak të orarit të ngjeshur të skuadrës së tij.
Topçinjtë nuk arritën të dalin me tri pikë nga Stadiumi i Dritës dhe tani matematikisht janë jashtë garës për titull teksa kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund.
Arsenali të enjten mposhti WBA-në dhe Wenger thotë se barazimi i së dielës me Sunderlandin erdhi për shkak të lodhjes së lojtarëve.
“Pjesa e dytë nuk ishte e mirë, por kjo mund të ndodhë gjithmonë në pjesën e dytë të ndeshjes së tretë kur ju luani të dielën, të enjten, të dielën”, ka thënë ai për BBC, transmeton koha.net.
Arsenali tani është i katërti me pikë të barabarta me Cityn si i treti, ndërsa Manchester United ka pesë më pak në pozitën e pestë.