int(1) Wenger i shqetësuar me humbjen e dy pikëve - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Wenger i shqetësuar me humbjen e dy pikëve

Arsenali ishte në avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë të ndeshje dhe pati kontroll të plotë të ndeshjes, para se në 15 minutat e fundit vendasit të shënojnë dy gola, njërin nga gjuajtja e lirë dhe njërin nga penaltia.

“Është shumë shqetësuese. Është, sigurisht, një mundësi e humbur. Në punën tonë nuk e kemi këtë luks. Duhet të merrni pikë kur e meritoni dhe ndonjëherë kur nuk e meritoni. Sot ne nuk i morëm pikët edhe pse i merituam ato, dhe kjo do të thotë se nuk e kemi dhënë maksimumin e asaj që është dashur të japim”.

“Por ne vazhduam të jemi pozitiv pasi luajtëm mirë dhe jemi një ekip i fuqishëm. Ne duhet të mësojmë t’i përfundojmë ndeshjet e tilla, që është mësimi më i mirë i ditës. Ne kemi në shans të mirë (për titull) këtë vit, por për këtë nuk guxojmë të bëjmë një paraqitje të tillë siç bëmë sot dhe të mos kthehemi me tre pikë”, ka thënë Wenger./Telegrafi/

Exit mobile version