Telegrafi

Wenger i pakënaqur me repartin e mbrojtjes

Topçinjtë të shtunën shënuan fitore 3-1 ndaj Birmingham Cityt, por paraqitja në repartin e mbrojtjes nuk e ka kënaqur plotësisht strategun francez.

“Ajo që është më interesante këtë vit është se sezoni është shumë më i ngushtë se sa çdokush parashikoi në fillim. Ne ende kemi nevojë të përmirësohemi në mbrojtje, por jemi të qëndrueshëm dhe dukemi të fuqishëm”, ka thënë Wenger./Telegrafi/