Telegrafi

Wenger i ngazëllyer me paraqitjen e Vela

Meksikani ka munguar në fillimin e sezonit për shkak të problemit në gju. Megjithatë, 20-vjeçari ishte diferenca e takimit të mbrëmshëm, duke kontribuar në njërin dhe duke shënuar golin e dytë të fitores.

“Kur Vela u inkuadrua, menjëherë ai krijoi një ndryshim në fushë. Ai është i rrezikshëm në kontroll, lëvizje dhe klas. Ai jep diçka të veçantë në fushë”, ka thënë Wenger.

“Megjithatë, ai nuk ishte në gjendje të fillojë sonte dhe ende duhet të punojë në formën e tij. Por ai është në planet e mia për të parën herë, ai mund të luajë në të majtë, në të djathtë ose në qendër. Ai jep shumë opsione”, ka shtuar francezi.