Telegrafi

Wenger: Golat e vonshëm tregojnë karakterin tonë

“Është fitore e rëndësishme, ata kanë një portier të mrekullueshëm. Ata u mbrojtën shumë mirë dhe ne patëm raste të cilat nuk i shfrytëzuam. Sa më shumë kohë që shkonte ata fitonin besim për t’u mbrojtur më mirë për këtë arsye ne është dashur të jemi të durueshëm”.

“Në fund ne i morëm ato tre pikë, por natyrisht kjo ishte pak kohë pas Ligës së Kampionëve”.

“Unë e di që ekipi im kurrë nuk dorëzohet, ju e dini se gjatë sezonit, ne nuk jemi vërejtur gjatë gjithë ndeshjes, jemi mbrojtur por në fund me një harkim triumfonim. Barcelona ka një fuqi fantastike mentale dhe dëshirë të madhe për të luajtur futboll. Në skuadër ka harmoni dhe kjo shfaqet edhe në fushë”, deklaroi Wenger për Sky Sports. /Telegrafi/