Këtë fundjavë, Arsene Wenger e ka drejtuar Arsenalin në ndeshjen e fundit në shtëpi dhe natyrisht se ka qenë një ndeshje plot emocione për strategun francez.
Pasi të mbyllet sezoni, 68-vjeçari do të largohet nga posti i trajnerit të Topçinjve, ku qëndroi plot 22 vite.
Skuadra ia bëri një dhuratë të mirë në ndeshjen e fundit si vendas duke e mposhtur Burnleyn me rezultat 5-0.
“Mendoj se është mirë që të mos flas publikisht për trajnerin e ri, sepse nuk jam i përfshirë në këtë gjë. Nuk dua t’i bëj presion klubit për të zgjidhur këtë ose atë… – sepse nuk dua të kem të bëjë me këtë”.
“Mendoj se ai do ta trashëgojë një skuadër që është shumë më e mirë sesa e mendojnë njerëzit. Jam i bindur se bashkimi i kësaj skuadre është shumë i veçantë dhe me lojtarët e rinj të duhur, ky ekip do të sfidojë në sezonin e ardhshëm”.
OK, so this really tugged at our heartstrings… ❤️#MerciArsène pic.twitter.com/NqINVDKVCa
— Arsenal (@Arsenal) May 6, 2018
“Gjithmonë do të jem një tifoz i Arsenalit. Kjo është ajo që na bashkon në secilën qelizë të trupit, këto ëndrra dhe shqetësime”.
“Gjëja pozitive e të qenit tifoz pasi të largohem është se mund t’i bërtas trajnerit të ardhshëm!”, ka thënë Wenger.
Gjatë kohës si trajner i Arsenalit, Wenger ka fituar tre tituj të ligës Premier dhe rekord prej shtatë trofesh të Kupës FA. /Telegrafi/