Telegrafi

Wenger: Gjasat ndaj Barcës janë 50-50

“Unë e di se ne nuk jemi favoritët, por për mua, kjo do të jetë një ndeshje 50-50. Kështu do të hyjmë në këtë sfidë. Natyrisht, Barcelona është skuadër e mirë, ashtu si ne”.

“Do të jetë ndeshje interesante dhe tejet argëtuese. Në të dyja takimet do të hyjmë me besim të plotë e fokus të drejtë. Kur luani në çerekfinale, duhet të keni punë me ekipe të forta, dhe Barcelona është njëra prej tyre”.

“Më shumë më pëlqen të flas për West Hamin sesa për Barcelonën, pasi që kështu do të tregonim pjekuri dhe inteligjencë”, është shprehur Wenger pas shortit. /Telegrafi/