Telegrafi

Wenger: Giroud i rëndësishëm, vazhdojmë në rrugën tonë

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur pas fitores ndaj Swanseas me rezultat 4-0.

Tekniku francez ka thënë se ishte një fitore e merituar dhe se Topçinjtë nuk duhet të përqendrohen në rrugëtimet e kundërshtarëve drejt titullit, por vetëm te rezultatet e tyre.

“Pjesa e parë ishte me një intensitet të madh fizik, ekipi kundërshtar shpenzoi shumë energji dhe në pjesën e dytë nuk arritën të ndjekin ritmin tonë”.

“Në pjesën e dytë kishim shumë raste, ishim me fat, por kishim shanse konkrete. Olivier Giroud ka bërë prapë mirë, është shumë i rëndësishëm për ne”.

“Kemi një skuadër të kompletuar e cila po bën mirë, duhet të koncentrohemi në rezultatet tona dhe të vazhdojmë në rrugën tonë”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/