Telegrafi

Wenger flet rreth lëndimit të Mustafit, tregon sa do t’i mungojë Arsenalit

Arsene Wenger ka folur rreth lëndimit të Shkodran Mustafi.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare ka pësuar lëndim në minutën e 25-të të takimit ndaj Stoke Cityt, duke u detyruar ta lë fushën e lojës, ku u zëvendësua nga Hector Bellerin.

Sipas trajnerit të Arsenalit ky lëndim është një tendosje muskulore, e cila pritet të lë jashtë fushave të blerta për rreth tri javë.

Lexo po ashtu Lëndohet Mustafi, detyrohet ta lë fushën e lojës (Foto)

“Ajo duket mjaft mirë që është një tendosje muskulore. Kjo është një gjë e keqe”, ka thënë fillimisht Wenger pas ndeshjes për mediat angleze, përcjell Telegrafi.

“Zakonisht këto dëmtime mund të marrin rreth 21 ditë. Ai do të ketë Krishtlindje të bukura!”, përfundoi trajneri anglez. /Telegrafi/