Site icon Telegrafi

Wenger flet për të ardhmen e Ozil dhe Sanchez: Nuk largohen në janar

Ozil dhe Sanchez nuk janë më të paprekshmit

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, i ka mbyllur derën Manchester Unitedit dhe Manchester City për yjet e tij Alexis Sanchezin dhe Mesut Ozilin, pasi lojtarët nuk do të largohen në janar. 

Dyshja mbetet pa kontratë në fund të sezonit, ndërsa në ditët e fundit kanë qenë të lidhur me shumë skuadra.

Alexis kërkohet nga Man City, ndërsa Ozil, 29 nga Man Utd dhe Barcelona.

Ai ka folur për të ardhmen e Alexis dhe Ozil, te Arsenali edhe pas janarit.

Wenger nuk i lëshon yjet në janar

“A do të qëndrojnë të Arsenali deri në fund të edicionit? Po, natyrisht”.

“Nuk ka asnjë dyshim. Nuk mendoj çdo ditë për këtë problem. Përderisa ata janë këtu, ata do ta japin më të mirën e tyre për klubin”.

Lexo po ashtu Xhaka dhe Mustafi urojnë se bashku shqiptarët për 28 nëntor

“Për sa kohë që unë do të pyetem, ata do të jenë këtu deri në fund të këtij edicioni, nëse nuk ndodh diçka tjetër”.

Ozil dhe Sanchez

Wenger u pyet se a do të mund të qëndrojnë lojtarët më gjatë se sa kontrata, ndërsa francezi tha se ky vendim iu përket atyre dhe se klubi do të donte t’i kishte.

Pas fitoreve me Tottenham dhe Burnley, skuadra e Wenger tani janë në vendin e katërt në renditje. /Telegrafi/  

Exit mobile version