Arsene Wenger ka folur pas fitores minimale 1-0 ndaj WBA-së.
Arsenali ka arritur të fitoj mezi në fund të ndeshjes, në një ndeshje plot vuajtje për skuadrën e Wenger, i cili vlerësoi paraqitjen e futbollistëve të tij e në veçanti harkimin e Mesut Ozil dhe golin e Olivier Giroud.
“Në fund na u desh të jemi të durueshëm ndaj një skuadre të mirë-organizuar si West Brom. Ata ishin këmbëngulës, të mirë-organizuar dhe kishim nevojë të ishim të durueshëm dhe të mos bëjmë ndonjë gabim mbrojtës”, iu ka thënë Wenger gazetarëve pas ndeshjes.
“Kur ju nuk shënoni në fillim, ju nuk mund të nxitoni. Ne patëm një nivel të lartë të posedimit, shumë goditje në portë dhe patëm nevojë për diçka të veçantë në fund. Ishte një harkim i veçantë dhe një gol me kokë i veçantë”, përcjell Telegrafi.
“Ne e dinim që kishim për të fituar pas dy humbjeve zhgënjyese”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/