Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, e ka përshkruar paraqitjen e ekipit të tij ndaj Liverpoolit si katastrofave.
Wenger nuk ka pasur koment të mirë për paraqitjen e dobët të ekipit të tij duke kritikuar ashpër lojtarët.
“Rezultati është konsekuencë e performancës tonë. Ne nuk ishim mjaft të mirë. Ne jemi mposhtur fizikisht në secilin repart, dhe besoj se e bëmë lehtë për ta, pasi gabimet tona ua mundësuan golat”.
“Ne filluam të dominojmë lojën në pjesën e dytë, por më pas goli i tretë e vrau ndeshjen. Mentalishte ishte e vështirë, por ishte paraqitje zhgënjyese”.
“Nëse gjeni një menaxher që është i kënaqur me këso performance, atëherë i dëshiroj fat. Emocionet janë negative, por nuk është momenti i duhur për të folur për këtë”, deklaroi Wengeri. /Telegrafi/