Telegrafi

Wenger: Flasim pas ndeshjes ndaj Bayernit

 Arsenali pësoi disfatë për herë të dytë këtë sezon nga një ekip i kategorisë së ulët dhe francezi nga i cili po kërkohet dorëheqja thotë se përgjigja nga ekipi i tij do të vijë ndaj Bayernit të Munichut.

“Ndeshja ndaj Bayernit nuk është e rëndësishme vetëm për kualifikim, por edhe për të treguar se çfarë mund të bëjë ekipi im”.

“Sezoni nuk ka përfunduar, jo për mua. Ne kemi një ndeshje të madhe të martën dhe ne duhet të përgjigjemi në mënyrën e duhur. Flasim pas ndeshjes”, ka deklaruar Wenger. /Telegrafi/