Telegrafi

Wenger fjalë të madha për dyshen Mustafi – Koscielny

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur pas ndeshjes ndaj Chelseat edhe për fazën mbrojtëse të ekipit të tij.

Tekniku francez ka thurur lavde për Shkodran Mustafin dhe Laurent Koscielnyn.

Lexo po ashtu Ajo që tifozët e Arsenalit bënë për Xhakën ndaj Chelseat, aq sa është qesharake është njëkohësisht edhe madhështore (Foto)

“Koscielny dhe Mustafi ishin të jashtëzakonshëm. Inteligjent, të kombinuar dhe faktikisht fantastik”, ka thënë Wenger.

Dyshja e lartpërmendur neutralizuan gjithë sulmin e Bluve duke e lënë Petr Cech të papunë gjatë gjithë takimit. /Telegrafi/