Telegrafi

Wenger: Fabregas qëndron, Gallas largohet

I pyetur nga Standard Feverpitch nëse Fabregas do të largohej nga Arsenali, Wenger u përgjigj: “Nuk e shoh të largohet së shpejti. Pse, do të largohet ai? Gallas mund të jetë drejt largimit, por ende duhet të presim dhe të shohim”.

Sipas të gjitha gjasave, ëndrra e futbollistëve të Barcelonës dhe e vet Fabregasit nuk do të realizohet, pasi që edhe Wenger nuk është i disponuar për një transferim të tillë, por edhe Barcelonën e ka kapluar kriza e thellë financiare. /Telegrafi/