Telegrafi

Wenger: Fabregas nuk është në shitje

“Natyrisht, ka shumë fjalë rreth kësaj çështjeje, por nuk ka ndonjë takim sekret për Cesc Fabregasin. Personalisht unë nuk kam njohuri se është zhvilluar ndonjë takim dhe nuk dua të komentoj mbi këtë”.

“Unë mendoj se ata duhet të na thërrasin neve për lojtarët të cilët janë nën kontratë dhe ju them se nuk është zhvilluar ndonjë takim sekret, sepse ne nuk duam t’i shesim lojtarët tanë”.

“Sidoqoftë, nuk e shoh ndonjërin prej lojtarëve të luajë në Spanjë. Fakt është, ata kanë dy ekipe të mira, por vendi i tretë është 27 pikë prapa”, përfundoi Wenger. /Telegrafi/