Telegrafi

Wenger: Fabregas erdhi këtu, sepse dëshironte të luante futboll

“Unë nuk kam mundur të shkoj dhe ta shikoj atë për së afërmi pasi që ata nuk do të më mirëprisnin. Kështu që unë e shikova atë në përfaqësuesen U-17. Unë më pas i obligova agjentët ta përfundonin transferimin”.

“Është parë menjëherë që ai ka vizion të jashtëzakonshëm të lojës. Ai ishte fizikisht i dobët, por me kohë ai filloi të shënonte gola”

“Nuk e di nëse ekipe tjera ishin në garë për të. Ne jemi të parët pasi që të gjithë duan të na bashkohen neve sepse ndjejnë se kanë gjasa për të luajtur. Shumë lojtarë vijnë këtu për këtë arsye”, përfundoi Wenger. /Telegrafi/