Telegrafi

Wenger: Fabregas do të mbetet në Arsenal

“Disa njerëz përpiqen të bëhen specialistë për t’i bërë lojtarët të pakënaqur. Por deri tash, të gjithë lojtarët të cilët janë larguar kanë dashur të rikthehet, kjo do të thotë se ata nuk janë aq të pakënaqur sa ndonjëherë duken”.

“Besoj se ky ekip është në rrugë të ndërtimit. Ne nuk punojmë për katër ose pesë vite me lojtarë të rinj, të luftojmë për ta, t’i ndërtojmë dhe, kur të jenë të gatshëm të luajnë, t’i shesim. Kjo do të ishte papërgjegjësi. Por nuk mund t’i ndalojmë ata të flasin në Spanjë”, ka thënë Wenger.

Arsenali sonte udhëton te Tottenham në ndeshjen që mund të mbajë ose të nxjerrë topçinjtë nga gara për titull. /Telegrafi/