Telegrafi

“Wenger është personi i duhur që do të na dërgojë drejt trofeve”

Arsene Wenger është njeriu i duhur për ta drejtuar Arsenalin, ka thënë pranuari i klubit Stan Kroenke, pasi u bë zyrtar lajmi për konfirmimin e trajnerit edhe për dy vite. 

Kroenke insiston se do ta dërgojë klubin drejt titullit dhe trofeve evropian.

“Ambicia jonë është ta fitojmë Ligën Premier dhe të fitojmë trofe edhe në Evropë”.

“Arsene është njeriu i duhur që këtë mund të bëjë të mundur. Ai ka një rekord fantastik dhe ka mbështetjen tonë të plotë”, ka thënë Kronke.

Edhe shefi ekzekutiv Ivan Gazidis, e ka mbështetur trajnerin Wenger.  /Telegrafi/