Telegrafi

Wenger: Është herët ta eliminojmë Liverpoolin

Duke folur pas fitores 4-1 ndaj Wolves, Wenger ka thënë se ai nuk do të shikojë shumë në rezultatin në mes të Chelseat dhe United, pasi ende është herrët të kalkulohen pikët, ndërsa nuk e ka përjashtuar Liverpoolin nga gara.

“Është ende herët të kalkulojmë shumë. Nesër është fantastike për ne. Le të shpresojmë se do të kemi një lojë të mirë dhe ta shijojmë. Gjithmonë kënaqeni në ndeshje kur fitoni”.

“Po ashtu, nuk do ta eliminoja Liverpoolin për momentin, madje edhe pse ata kanë humbur pesë ndeshje. Tash gjithkush ka humbur tre, andaj ka dallim në mes këtij sezoni dhe atij të kaluar”, ka thënë francezi./Telegrafi/