Site icon Telegrafi

Wenger: Ende kemi shanse matematikore për të përfunduar në top katërshe

Getty Images

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka folur pas fitores 2-0 ndaj Manchester Unitedit.

Tekniku francez ka thënë se skuadra duhet të fokusohet në ndeshjet e mbetura, pasi ende ka shanse matematikore për vendin e katër që dërgon në kualifikimet për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Lexo po ashtu Statistikat e Xhakës në derbi ndaj Unitedit, thjesht dominues në mesfushë (Foto)

“Rob Holding? Kur fiton besim luan shumë mirë, ka një të ardhme të mirë. Në fillim ishte nervoz, dukej disi i ngrirë”.

“Welbeck ka të gjitha aftësitë që një sulmuesi i duhen”.

“Ne ende kemi shanse matematikore të përfundojmë në top katërshe, por na duhet ndihmë. Ne duhet të fokusohemi të fitojmë ndeshjet”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/

Exit mobile version