Telegrafi

Wenger: Eliminimi nga Kupa do t’i ndihmojë United në Evropë

Wenger beson se humbja e Manchester United do t’i japë ekipit të Sir Alex Ferguson një avantazh në Ligën e Kampionëve.

“Nuk është një përparësi shumë për titullin e ligës, është më shumë te Liga e Kampionëve që ka ca konflikt me Kupën FA”.

“Nëse shikoni në rundin e pestë, është menjëherë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve dhe para kësaj, ne luajmë në mesjavë. Për momentin, kjo nuk është avantazh për United në Ligën Premier, por në Ligën e Kampionëve mund të jetë një avantazh i lehtë”, ka thënë Wenger.//Telegrafi/