Telegrafi

Wenger: Ekipet angleze do të vazhdojnë tutje

Manchester Unitedi mposhti Milanin në San Siro me rezultat 3-2 në ndeshjen e parë të 1/8 së finales, Arsenali sonte ndeshet me Porton, ndërsa Chelsea ka për kundërshtar Interin, me të cilin do të përballet javën që vjen.

“Pres që të tria skuadrat angleze të vazhdojnë tutje… (Por) e di se do të jetë vështirë për të tria ekipet”.

“Ndoshta Man United ka një avantazh të vogël ndaj Milanit, por në dy ndeshjet tjera do të jetë shumë vështirë”, ka thënë Wenger për faqen zyrtare të tij. /Telegrafi/