Telegrafi

Wenger e vlerëson lartë Enriquen, por nuk do të përzihet në përzgjedhjen e trajnerit të ri të Arsenalit

MADRID, SPAIN - APRIL 23: Head coach Luis Enrique of FC Barcelona looks on during the La Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at the Santiago Bernabeu stadium on April 23, 2017 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Arsene Wenger tashmë ka bërë të ditur se do të largohet pas 22 vjetësh drejtimi të Arsenalit.

Francezi ka pranuar se nuk do të ketë ndikim se cili trajneri do ta pasojë te Arsenali, por mbështeti Luis Enriquen.

Ish-sulmuesi i Barcelonës, Enrique është i preferuar i francezit për të marrë përgjegjësinë mbi Gunnersat.

Arsene Wenger (Getty Images)

Kur u pyet për mundësinë që Enrique të drejtonte skuadrën angleze, Wenger tha “Kam një mendim të pozitiv për të.

“Por, unë nuk dua të ndikoj në punën për menaxherin e ardhshëm. Sigurisht që kam një mendim superlativ për Luis Enriquen”, tha ai.

Wenger ishte pritur që të ketë fjalën kryesore rreth përzgjedhjes së pasuesit pasi ndihmoi në formësimin e infrastrukturës së klubit gjatë sundimit të gjatë.

Ndryshe, ai pritet të angazhohet në post zyrtar të klubit të Paris Saint-Germain. /Telegrafi/