Trajneri francez i Arsenalit, Arsene Wenger është në bisedime me gjigantin e Ligue 1, Paris Saint-Germain.
Wenger konfirmoi para disa ditësh largimin nga Arsenali pas plot 22 viteve të kaluara te klubi londinez.
Ky largim i francezit në fund të sezonit ka shfaqur edhe ambiciet e disa skuadrave të mëdha për afrimin e Wengerit, ky ndër më të interesuarit janë PSG-ja.
Sipas mediumit francez Le 10 Sport, edhe Wenger ka nisur negociatat me parisianët.
Francezi ishte në Paris dy javë më parë dhe qëndroi me drejtuesit e PSG-së në një restorant lokal aty ku edhe diskutuan.
PSG është e gatshme t’i dorëzojë Wengerit një kontratë katër vjeçare për të marrë rolin e një menaxheri të përgjithshëm të ekipit.
Në anën tjetër, Thomas Tuchel do të mbërrinte si trajner kryesor për të zëvendësuar Unai Emeryn në fund të sezonit.
Wenger është përfolur edhe për një punë te Borussia Dortmund, në Superligën e Kinës, Kombëtaren Japoneze, por edhe Mayor League Soccer. /Telegrafi/