Telegrafi

Wenger: Dominimi i Tottenhamit nuk do të zgjasë

Arsene Wenger pohon se nëse Tottenhami përfundon mbi Arsenalin këtë sezon, do të jetë një gjë e pazakontë.

Wenger beson se është e mundur që ekipi i tij ta tejkalojë Tottenhamin.

“Ndaj Cityt është ndeshje me rëndësi, edhe nëse Leicester është kampion dhe ne jemi në vendin e dytë”.

“Eshtë me rëndësi sepse është në detyrën tonë që të bëjmë më të mirën. Tottenhami ka bërë punë të mirë, por ne mund t’i kalojmë. Synimi jonë është që të jemi mbi ata, synimi është që të mos i lejojmë të kenë sezonin sikur që e kanë pasur deri tash”, potencoi Wenger. /Telegrafi/