Telegrafi

Wenger: Do të përfundojmë mbi Tottenhmain

Tottenhami javën e ardhshme do ta presë Arsenalin në White Hart Lane me katër pikë epërsi, nëse fiton ndeshjen e sotme ndaj West Ham United, por Wenger është i bindur se skuadra e tij do të luajë në Ligën e Kampionëve edhe sezonin e ardhshëm.

“Nuk mendoj se do të jetë një luftë vetëm me Tottenhamin. Nuk jam i sigurt se të tjerët janë të paarritshëm. Do të jetë një luftë deri në fund”.

“Ajo çfarë është e sigurt është se nëse ne mund ta ruajmë ecurinë tonë, ne do të arrijmë atje, para Tottenhamit dhe çdokujt tjetër”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/