Telegrafi

Wenger: Do të blej sulmues nëse vjen rast i mirë

Me sulmuesin holandez Robin van Persie që është jashtë fushave për pjesën më të madhe të sezonit në vazhdim, Wenger është duke ruajtur interesimin për një zëvendësim të mundshëm.

Megjithatë, me Nicklas Bendtner që është në prag të rikthimit nga lëndimi dhe me Theo Walcott që do të rikthehet po ashtu, Wenger nuk beson se ekipi i tij është shumë i mangët në sulm.

“Nëse gjej një mundësi vërtet të mirë, ne do të blejmë por, për më shumë, do të presim dhe shohim. Nëse i kemi Bendtner, [Carlos] Vela, Eduardo, [Andrey] Arshavin dhe Walcott të gatshëm, atëherë kemi një numër të mirë të sulmuesve. Mund të jemi ca të relaksuar”, ka thënë Wenger./Telegrafi/