Telegrafi

Wenger: Do ta përforcoj mbrojtjen

Dështimi për të triumfuar në garat vendore dhe eliminimi në Ligën e Kampionëve nga Barcelona këtë vit, do të thotë se Arsenali tashmë ka mbledhur pesë sezone pa fituar trofe.

“Nëse e ndani sezonin në dy – në sulm kemi qenë shumë të mirë, por në mbrojtje kemi qenë mesatar. Kur pranoni 40 gola, nuk e fitoni kampionatin dhe dua ta korrigjoj këtë”.

“Mënyra ime e punës këtë verë do të jetë të vazhdoj ta përmirësoj sulmin, të shtoj një lojtarë, dhe të përforcoj më shumë mbrojtjen e ekipit tonë”, ka thënë Wenger./Telegrafi/